Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tahiri thumbon Osmanin: Disa në Kosovë vishen si Zelensky, ai zgjodhi të dal në foto me Rugovën

Gazeta10
09 February 2023 - 21:00

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri ka komentuar në “Politiko” fotografinë e cila qarkulloi sot e presidentes së Parlamentit Evropian me presidentin ukrainas, Zelensky, ku në prapavijë u pa fotografia e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

Tahiri, duke u shprehur për këtë ka thumbuar edhe presidenten Osmani e cila u shfaq javë më parë me uniformë të FSK-së, duke thënë se disa u veshën me tesha si Zelensky e ai zgjodhi të dal në foto me Rugovën.

“Disa në Kosovë u veshën m e tesha që duken si Zelensky, e Zelensky zgjodhi që të dal në foto me Rugovën. Disa në Kosovë në politikë kemi parë që veshën me xhupa të gjelbër që të duken si ai, por Zelensky zgjodhi të dal në foto me Rugovën.”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka thënë se asgjë nuk është e rastësishme në protokolle të tilla./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.