Gazeta10

Tahiri: VV po i manipulon qytetarët me statistika

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po mundohet t’i manipulojë qytetarët me statistika rreth operacioneve kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, shkruan Gazeta10.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Tahiri ka theksuar se nëse krahasohet viti 2021 me vitin 2019, rezulton që gjatë Qeverisë Kurti krimi i organizuar e korrupsioni është luftuar më pak se sa në vitin 2019.

Ai ka ndarë edhe statistikat rreth punës së kryer gjatë këtyre viteve.

Postimi i plotë i Tahirit:

Në fushën e krimit të organizuar, krimeve të rënda, krimeve ekonomike dhe korrupsionit si dhe terrorizmit situata është si më poshtë:

Bastisje dhe lokale të kontrolluara, 57% më pak në vitin 2021 (1072) në krahasim me vitin 2019 (2481);

Operacione të realizuara, 51% më pak në vitin 2021 (571) në krahasim me vitin 2019 (1156);

Kallëzime penale, 49% më pak në vitin 2021 (1091) në krahasim me vitin 2019 (2122)

Persona të arrestuar, 39% më pak në vitin 2021 (1356) në krahasim me vitin 2019 (2233)

Raste të trajtuara, 37% më pak në vitin 2021 (1613) në krahasim me vitin 2019 (1613)

Në fushën e trafikimit me narkotikë:

Kallëzime penale, 60% më pak në vitin 2021 (541) në krahasim me vitin 2019 (1363)

Numri i personave të dyshuar në kallëzime penale, 55% më pak në vitin 2021 (738) në krahasim me vitin 2019 (1641)

Persona të arrestuar, 51% më pak në vitin 2021 (792) në krahasim me vitin 2019(1625)

Raste të iniciuara, 50% më pak në vitin 2021 (726) në krahasim me vitin 2019 (1450)

Konfiskim i bimëve të kanabisit, 65% më pak në vitin 2021 në krahasim me vitin 2019

Konfiskim i heroinës, 53% më pak në vitin 2021 në krahasim me vitin 2019

Konfiskim i marihuanës, 39% më pak në vitin 2021 në krahasim me vitin 2019

Në luftën kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit:

Raste të hetuara, 48% më pak në vitin 2021 (339) në krahasim me vitin 2019 (658)

Kallëzime penale, 45% më pak në vitin 2021 (300) në krahasim me vitin 2019 (541)

Numri i personave të dyshuar në kallëzime penale, 35% më pak në vitin 2021 (736) në krahasim me vitin 2019 (1124)

/Gazeta 10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë