Gazeta10

Takimet në Bruksel, Rama thotë se u vërtetua që tensionet Kosovë-Serbi janë shumë të larta

Në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadikun”, analisti politik, Fidan Rama, ka thënë se tensionet Kosovë-Serbi janë shumë të larta, raporton Gazeta10.

Rama ka thënë se ajo që ka ndodhur sot është konfirmim i asaj që është diskutuar paraprakisht në debatet e kaluara.

“Ajo që pamë këto dy ditë është një konfirmim i asaj që kemi thënë këtu në debatet e kalume që është vështirë definitivisht për ta menaxhuar situatën që është krijuar në fund të muajit të kaluar”, ka thënë Rama.

Tutje, ai ka thënë se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë shumë të larta.

“Gjendja sot me Borrellin dhe përfaqësuesit e tjerë e konfirmon që palët kanë një marrdhënie shumë të ftohtë dhe tensionet janë shumë të larta mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shtuar më tej Rama.

Përndryshe, sot gjatë ditës është zhvilluar fillimisht një takim trepalësh në Bruksel mes përfaqësuesve të BE-së, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, në përpjekje për të gjetur zgjidhje për uljen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë si dhe për diskutimin e Asociacionit.

Po ashtu, ka pasur edhe takime të ndara mes përfaqësuesve të BE-së dhe krerëve nga Kosova dhe Serbia. Takimi trepalësh njejtë sikur takimet e ndara kanë përfunduar pa rezultate. I pranishëm në Bruksel këto dy ditë ka qenë edhe i dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ekipi i Kanal10 është në Bruksel ku ka raportuar dhe vazhdon të raportojë live nga atje. / Gazeta10.

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë