Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Osmani përfaqëson Kosovën

Gazeta10
23 October 2023 - 9:26

Sot pritet të mbahet takimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta përfaqësojë Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, lidhur me raportimin periodik për zhvillimet në Kosovë.

Në këtë takim të Këshillit të Sigurimit, presidentja Osmani do të flasë për zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë, pas sulmit terrorist dhe aktit të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, më 24 shtator, njofton Presidenca.

Ndër të tjera, thuhet se Osmani do të flasë edhe për përkushtimin e institucioneve të Republikës për paqe, siguri dhe stabilitet afatgjatë në rajon, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë me aleatë e partnerë të Kosovës.

Para takimit të Këshillit të Sigurimit, presidentja pritet të takohet e koordinohet me disa nga përfaqësuesit e shteteve aleate.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.