Gazeta10

“Takimi i krizës” në Bruksel, BE-ja ende pa përgjigje (Video)

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të pranojnë ftesën për pjesëmarrje në takimin e krizës në Bruksel, duke mos vendosur asnjë kusht. Kurse, edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë thirrje për shtensionimin e situatës mes Kosovës dhe Serbisë.

Pa asnjë kusht të vendosur, Bashkimi Evropian pret që liderët e Kosovës dhe Serbisë, gjatë javës të udhëtojnë në Bruksel.

Nga kryeqendra evropiane kanë thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ende nuk i janë përgjigjur ftesës për takimin, që BE-ja e ka cilësuar si të krizës.  

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se është domosdoshmëri për të gjetur një zgjidhje për de-eskalimin e situatës në veri të Kosovës.
“Përfaqësuesi i Lartë Borrell ftoi kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq që të vijnë në Bruksel në një takim krize për të gjetur një rrugëdalje nga përshkallëzimi që po shohim dhe për t’iu rikthyer zbatimit të marrëveshjeve të dialogut. Data e takimit nuk është caktuar ende, pasi palët nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre deri më tani. Përfaqësuesi i Lartë dhe gjithashtu shtetet anëtare të BE-së presin një qëndrim më të arsyeshëm nga partnerët që aspirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Të dyja janë të ftuar dhe presim që të vijnë pa parakushte. Gjetja e zgjidhjes është para së gjithash në interes të popullit në Kosovë dhe në Serbi”, tha Stano.

Ai ka thënë se mungesa e angazhimit për këtë do të ketë pasoja për dyja palët.

Ky takim në Bruksel, sipas tij, do të ndodhë për shkak se deri tani BE-ja nuk kanë parë ndonjë hap domethënës për depërshkallëzimin e situatës në veri.
“Mungesa e angazhimit do të ketë pasoja të pashmangshme për qytetarët, si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, dhe kjo është përgjegjësi vetëm e dy liderëve, e presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti, nuk është përgjegjësi e askujt tjetër. Fatmirësisht nuk ka pasur përshkallëzim të mëtejshëm, përshkallëzim fizik në terren në ditët e fundit, por nga ana tjetër, ende nuk kemi parë ndonjë hap domethënës, të menjëhershëm për depërshkallëzim, apo drejt depërshkallëzimit”, tha ai.

Stano ka thënë se varësisht prej veprimeve të Kosovës dhe Serbisë për gjetjen e një zgjidhje në veri, do të merren vendimet e nevojshme të BE-së, duke përmendur edhe mbledhjen e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së që pritet të mbahet javën e ardhshme.

Ndërkaq, tejkalimi i situatës në vëri të vendit ka qenë thirrja edhe e sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili në Berlin është pritur nga kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Shefi i NATO-s  ka thënë se KFOR-i do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet.
“Kemi diskutuar edhe për situatën në Kosovë. Angazhimi i NATO-s ndaj mandatit tonë të Kombeve të Bashkuara është i palëkundur. Forcat tona, KFOR-i, do të vazhdojnë të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të ndalojnë çdo hap të mëtejshëm përshkallëzues dhe t’i kthehen menjëherë dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, tha Stoltenberg.

Që nga fillimi i tensioneve të veri të vendit, faktori ndërkombëtarë ka ftuar palët për gjetjen e një zgjidhjeje, derisa pas rrëmbimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga forcat serbe, institucionet e vendit e kanë kushtëzuar rikthimin në tryezën e dialogut me çështjen e tre policëve.

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
faton-600x360
“Me kaq e përfundoj…” – A ishte një sinjal ‘zhdukja’ e Faton Hajrizit nga TikTok-u?
fatonii
Mediat serbe nxjerrin një video, pretendojnë se Faton Hajrizi vodhi një biçikletë në Lloznicë para se të vritej