Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Takimi Kurti-Vuçiq” – Rama: Ka qenë e ditur që do të dështoj, të dy palët po bëjnë fushatë

Gazeta10
26 June 2024 - 20:52

Kryeministri  Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksander Vuçiq ishte planifikuar të takoheshin sot kokë më kokë, po kjo gjë nuk ka ndodhur sot Bruksel.

Gazetari Fidan Rama në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka thënë se ka qenë e ditur se ky takim që do të dështoj.

“Takimi qysh në start i thirrur si i tillë nga BE-ja është ditur se do të dështojë”, ka thënë Rama.

Sipas tij, ky takim është thirru për qëllime të përfaqësuesit te BE-së, Josep Borell dhe ndërmjetësuesit Mirosla Lajçak, në mënyrë që këta ta arsyetojnë punën e tyre.

“Ka nëntë muaj që përfaqësuesit e të dy shteteve nuk janë takuar dhe kjo është një përpjekje për t’ju treguar vendeve anëtare të BE-se që po bëjnë përpjekje për ta mbajt gjallë dialogun”, është shprehur Rama.

Rama ka thënë se nga ky takim të dy palët po bëjnë fushatë.

“Nga kjo situatë po shihet që të dy palët, por më së shumti kryeministri Kurti ka shkuar atje për të bërë fushatë pak para zgjedhjeve që vendi do të hyjë sivjet dhe në një far forme ta përdorë për qëllime politike”, ka thënë Rama. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.