Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Takimi lamtumirës, Rama ia dorëzon Çelësin e Qytetit Ambasadorit Hovenier

Gazeta10
13 December 2024 - 16:14

Ambasadorit të SHBA’së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, sot i është dorëzuar “Çelësi i qytetit” nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në takimin lamtumirës meqë së shpejti Hovenier do të pensionohet.

“Nga diskutimet tona për transformimin e Prishtinës në një kryeqytet të kulturës dhe përpjekjeve tona për të mbështetur artin, e kam shijuar bashkëpunimin tonë”, ka thënë Hovenier.

Ndërkaq kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama ka thënë se “Çelësi i qytetit” i është dhuruar Hovenier “në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për përkushtimin e jashtëzakonshëm ndaj vendit tonë”.

Rama ka shtuar se Hovenier është mik i çmuaj dhe zë i fuqishëm në mbështetje të përparimit të Kosovës.

“Ambasadori Hovenier është  mik i çmuar dhe një zë i fuqishëm në mbështetje të përparimit tonë. Kryeqyteti do ta kujtojë gjithmonë rolin e tij në forcimin e lidhjeve mes popullit tonë dhe aleatit tonë më të madh – SHBA-së. Faleminderit, ambasador Hovenier, për kontributin tënd për Kosovën dhe Kryeqytetin. Dyert e Kryeqytetit do të jenë gjithmonë të hapura për ju!”./Gazeta10

Nga Rubrika
Lajme
10 October 2026
Lajme
10 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.