Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Takimi me presidentin e KE-së, Osmani dhe Abdixhiku: Kosova meriton vendin në BE

Gazeta10
03 June 2026 - 16:02

Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani bashkë me kandidatin për kryeministër nga kjo parti, Lumir Abdixhiku, takuan sot presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Pas deklarimit para mediave ku thanë se takimi ishte jashtëzakonisht pozitiv, Osmani dhe Abdixhiku dhanë detaje edhe përmes rrjeteve sociale.

Përmes profileve të tyre në Facebook, ata thanë se brenda takimit u diskutua për hapat që do të ndërmarrim në mënyrë që Kosova të ecën përpara drejt integrimit evropian, nëpërmjet statusit të kandidatit për anëtarësim në BE dhe zbatimit të Planit të Rritjes.

Ndër të tjera, Osmani dhe Abdixhiku thanë se Kosova duhet të jetë aty ku e meriton, në mesin e kombeve të lira evropiane.

“Kosova duhet të jetë aty ku e meriton, në mesin e kombeve të lira evropiane, e për këtë duhen institucione stabile, të përgjegjshme e që zgjedhin rrugën euro-atlantike në çdo rrethanë”, thuhet në postimet e tyre.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.