Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Takimi te Haxhiu, Kurti iu përgjigjet shkurt gazetarëve: “Unë nuk thërrasë seancë’’

Gazeta10
18 August 2026 - 10:50

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk është prononcuar për media pas takimit me liderët e subjekteve politike në presidencë, takim ky i thirrur nga ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu.

Por, me të dalë nga objekti i Presidencës, Kurti u pyet nga gazetarët se përse nuk po e thërret mbajtjen e seancës konstituive dhe se a ka biseduar me kryesuesin Avni Dehari për këtë.

Por, Kurti u përgjigj shkurt duke thënë se “unë nuk thërras seancë”.

Takimi, i thirrur nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, kishte në fokus tejkalimin e ngërçit institucional dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për presidentin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.