
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se vendi nuk mund të mbetet pa president, duke e cilësuar si të paqartë situatën rreth ushtrimit të kësaj detyre.
“Nuk mund ta lëmë vendin pa president. Nëse unë nuk e ushtroj detyrën e presidentes, atëherë kush do ta ushtrojë këtë detyrë?”, ka deklaruar Haxhiu.
Ajo ka thënë se nuk e sheh të qartë se si mund të jetë për Opozitën të premten ushtruese e detyrës së Presidentes, ndërsa të hënën dhe të martën ta ketë rolin e deputetes.
“Është diçka e paqartë, si mund të jem të premten ushtruese e detyrës, e të hënën e të martën jam deputete?”, është shprehur ajo.
Sipas Haxhiut, kjo situatë tregon më shumë për mungesë të vullnetit politik sesa për paqartësi të ngritura nga opozita.
“Kjo më shumë kallxon për mungesën e vullnetit politik sesa për paqartësitë nga opozita”, ka thënë Haxhiu./Gazeta10