
Burime brenda PDK-së bëjnë të ditur për Kanal10 se kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza, dhe kryeministri Albin Kurti pritet të zhvillojnë takim sot rreth orës 16:00.
Sipas burimeve, takimi pritet të mbahet gjatë pasdites, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me temën e diskutimit.
Kanal10 do të raportojë për zhvillimet e reja lidhur me këtë takim./Gazeta10