
Policia ka nisur hetimet për një vjedhje të rëndë në një punishte në Lipjan.
Një person ka raportuar më 1 tetor se të dyshuar të panjohur kanë vjedhur kabllo me vlerë të konsiderueshme.
Sipas raportit policor, nga rezervuari i një krani janë vjedhur edhe rreth 400 litra naftë.
Prokurori kujdestar është njoftuar dhe ka urdhëruar fillimin e hetimeve.