Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Bajrami kundërshton kritikat ndaj RTK-së: Nuk mundeni me thënë që është e kapur nga pushteti

Gazeta10
02 October 2026 - 11:32

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar gjatë mbledhjes së Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, lidhur me diskutimet për Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Bajrami ka kundërshtuar pretendimet se transmetuesi publik është i kapur nga pushteti.

“Nuk mundeni me thënë që RTK-ja është e kapur nga pushteti”, ka deklaruar Bajrami.

Deklarata e saj erdhi gjatë diskutimeve për mbikëqyrjen e punës së RTK-së, ku deputeti Armend Zemaj kërkoi që komisioni të përfshijë në punën e tij edhe mbikëqyrjen e transmetuesit publik dhe të Komisionit të Pavarur për Media (KPM).

Gjatë mbledhjes pati edhe diskutime mes deputetëve lidhur me menaxhimin dhe mënyrën e drejtimit të RTK-së./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.