Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Takohen Hovenier e Osmani, diskutojnë për procesin e dialogut

Gazeta10
13 March 2023 - 16:50

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në një takim në Presidencë ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier.

Siç ka njoftuar Presidenca, ky takim ishte në vazhdën e atyre të rregullta ku u fol për zhvillimet e fundit në vend, procesin e dialogut me Serbinë, si dhe bashkëpunimin ndërshtetëror e koordinimin e vazhdueshëm, transmeton Gazeta10.

“Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier. Në takim është biseduar për zhvillimet e fundit, përfshirë dialogun me Serbinë, bashkëpunimin ndërshtetëror dhe koordinimin e vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim.

18 marsi në Ohës pritet t’i bëjë bashkë sërish në një takim kryeministrin, Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të procesit të dialogut me Serbinë. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.