Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Tash e dy vite gypat e ujit rrjedhin në rrugën Mulla Zeke Bërdynaj, ende asnjë intervenim

Gazeta10
10 October 2022 - 8:32

Në emisionin Mëngjesi me Arbenin, një telefonues nga Veterniku ka raportuar për një problem në Rrugën Mulla Zeke Bërdynaj, ku një gyp uji është duke rrjedhur më shumë se dy vite, raporton Gazeta10.

“Qe dy vjen osht tu rrjedh uni dhe kërkush nuk ndërmerr, kom lajmëru disa herë se kanë fillu me ndërti por është ndërprerë puna kurse uji ka mbetë qe dy vjet osht tu rrjedh nonstop.”, tha Xhemshiti nga Veterniku.

Ai tutje shtoi se ka qenë një intervenim në të kaluarën por prap nuk ka pasur sukses për të ndalur rrjedhjen e ujit.

“Ka qenë një intervenim po aty vec vinë aty at gypin e lidhin me tel kurse atë telin e ka djeg dielli, edhe osht tu rrjedh nonstop.”, tha ndër të tjera./Gazeta10.

https://www.youtube.com/watch?v=vVuIsBTtk5A

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.