
Kur marshi protestues në mbështetje të ish udhëheqësve të UҪK-së po ofron, përfaqësuesi i këtij grupi ideues “Liria ka emër”, Ismail Tasholli në emision e pasdites në Kanal10,
Tasholli ka përsëritur njoftimin që me 2 prill, nga ora 14:00, një ditë para fillimit të gjykimit në Hagë, në sheshin “Zahir Pajaziti”, do të organizohet marshi për drejtësi për ish krerët e UÇK-së.
Ai ka thënë se ky marsh organizohet pa ngjyrime dhe konotacione politike dhe ka ftuar të gjitha qytetarët që të marrin pjesë në këtë marsh.
Ismaili ka thënë se ata janë në Hagë për shkak të themelimit të gueriles, për një ideal dhe si të tillë duhet t’i trajtojmë derisa janë atje.
“Ne duhet të jemi të kujdesshëm që të mos jemi mosmirënjohës por të krenohemi dhe t’i përkrahim ata, duke i dhënë edhe përkrahje morale”, ka thënë Ismaili.
Sipas tij ky marsh është respekt për vetën dhe ne duhet të mësohemi të jemi bashkë për disa tema me interes nacional.
Ai në fund iu ka bërë thirrje të gjithëve duke përfshirë edhe partive politike që me 2 prill nga ora 14:00 të bashkëngjiten në këtë marsh. /Gazeta10/