
Avokati Taulant Hodaj, në Politiko komentoi zhvillimet e fundit politike në vend, duke theksuar se mungesa e një tentative konkrete ka ndikuar drejtpërdrejt në situatën aktuale për zgjedhjen e presidentit.
Sipas tij, nëse do të ishte bërë një përpjekje reale, Vjosa Osmani do të kishte pasur mundësi t’i siguronte votat e nevojshme.
“Unë mendoj se nëse ishte tentu, ka pas mundësi që Vjosa t’i merrte votat, por nuk pati tentim. Edhe nëse nuk kishte pasur sukses, do të kishim ardhur në këtë pikë ku jemi tani,” ka deklaruar Hodaj.
Ai shtoi se mungesa e veprimit ka lënë procesin të stagnuar, duke bërë që zhvillimet politike të përfundojnë në të njëjtën situatë si sot, pra në një ngërç politik, pavarësisht skenarëve të mundshëm që mund të ishin provuar.
Deklarata e plotë: