Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Të bënim ne çka kanë bërë këta, do ta kallnin Kuvendin – Krasniqi për qeverisjen e Kurtit

Gazeta10
31 January 2025 - 21:07

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka akuzuar qeverinë Kurti për korrupsion dhe keqpërdorime.

Krasniqi ka përmendur në veçanti rastin e Martin Berishajt.

“Sot në arenën ndërkombëtare na përfaqëson një njeri si Martin Berisha. Vjen në Kosovë dhe bën transaksione dhe nuk merret askush me të”, ka thënë ajo.

Tutje, ajo ka thënë se po të ishte LDK në vendin që VV e ka tani, ata do të vepronin ndryshe.

“Paramendo na të kishim qenë në këtë pozitë qysh është LVV, këta e kishin kalllë Kuvendin me gaz e zolla”, ka thënë Krasniqi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.