Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Të burgosurit me sëmundje mendore vendosen bashkë me të tjerët – shqetësime për konfilke në burgje

Gazeta10
13 May 2023 - 18:43

Vendosja e të burgosurve të kategorive të ndryshme në pavijone të njëjta të burgjeve të Kosovës është një prej problematikave që duhet adresuar me urgjencë, thonë përfaqësues të organizatave që merren me të drejtat e njeriut.

Një raport që ka publikuar Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) në fillim të këtij muaji, ka gjetur se të burgosurit me probleme të shëndetit mendor dhe përdoruesit e substancave narkotike vendosen dhe trajtohen në pavijone të njëjta me të burgosurit tjerë, përfshirë të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike.

Ky akomodim, sipas QKRMT-së, paraqet “trajtim të padinjitetshëm”.

Drejtoresha ekzekutive e kësaj organizate, Feride Rushiti, thotë se ai është në kundërshtim edhe me dispozitat ligjore në fuqi, sidomos për të paraburgosurit.“Menaxhimi i këtyre kategorive të të burgosurve me të burgosurit tjerë është i vështirë edhe për stafin e qendrave korrektuese. Kjo përzierje e të burgosurve sjell shumë herë konflikte dhe dhunë mes të burgosurve”, thotë Rushiti për Radion Evropa e Lirë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.