Duhet Lexuar

​Të enjten protestohet për bojkotim të produkteve serbe

Gazeta10
28 Dhjetor 2022 - 23:28

Studentët e Universitetit “Hasan Prishtina”, konkretisht të Fakulteti i Edukimit do të protestojnë nesër nga ora 12:00. Kjo protestë organizohet me qëllim të rritjes së mbështetjes për bojkotim të produkteve serbe.

“Ju njoftojmë se të enjten me datë 29.12.2022 në orën 12:00 do të mbahet një manifestim paqësor ndaj bojkotimit të produkteve serbe e po ashtu edhe ndaj mos-harresës në shërbim të kujtesës historike i organizuar nga studentet e Universitetit “Hasan Prishtina” Fakulteti i Edukimit. Ky manifestim do filloj me marshim nga Fakulteti i Edukimit në orën 11:40 deri tek teatri kombëtar në Prishtinë, e pastaj tek teatri do të mbahet manifestimi deri në ora 13”, thuhet në njoftim. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.