
Në emisionin Mëngjesi me Arben Ahmetin, me një lidhje direkte është raportuar për një rast social në Drenas, ku një i moshuar i cili jeton vetën, është pa energji elektrike qe 5 ditë, raporton Gazeta10.
Gazetarja në terren bëri të ditur se rasti është lajmëruar nga fqinjët e tij për kushtet financiare dhe gjendja shënetësore e Idriz Muqollit, të cilat janë të rënda.
“Jam tek shtëpia e Idriz Muqollit, një 85 vjecar i cili jeton i vetëm në shtëpi për shkak të kushteve të rënda financiare e ka të pamundur që të paguaj faturat e energjisë elektrike dhe si rezultat i kësaj tashmë 85 vjecari po jeton pa energji elektrike duke e pasur parasysh që është edhe në gjendje jo të mirë shëndetësore me doemosdoshmëri i duhet në shtëpinë e tij energji elektrike.”, tha gazetarja.
85 vjecari theksoi se pasi jeton i vetëm, fqini i tij së bashku me bashkëshorten i ndihmojnë për gjërat bazike, pasi ai merr pension 90 euro por nuk mjaftojnë.
“Qe pesë ditë nuk kam rrymë, Xhema (fqinji i tij) m’kqyr e m’rrin gati, edhe shoqja e tij. Unë jom veq vet n’shpi, e shoqja e Xhemës m’i lan teshat, i marr pension 90 euro cka me bo me ato unë?”/Gazeta10.