
Një sulm vetëvrasës në një qendër mësimore në kryeqytetin afgan Kabul vrau të paktën 19 persona të premten në mëngjes, tha zëdhënësi i policisë Khalid Zadran, shkruan REL, transmeton Gazeta10.
“Studentët po përgatiteshin për provim kur një kamikaz goditi këtë qendër arsimore. Fatkeqësisht, 19 persona kanë rënë dëshmorë dhe 27 të tjerë janë plagosur”, tha Zadran.
Shpërthimi ndodhi në lagjen Dasht-e-Barchi në perëndim të Kabulit, shtëpia e komunitetit minoritar Hazara, skena e disa prej sulmeve më vdekjeprurëse në Afganistan./Gazeta10.