
U.D. presidentja Haxhiu ka reaguar ndaj kritikave të opozitës lidhur me ushtrimin e detyrës së presidentes dhe pozitës së saj si kryetare e Kuvendit.
Haxhiu tha se ajo aktualisht është kryetare e Kuvendit dhe, në bazë të detyrës që ushtron, po e kryen edhe funksionin e U.D. presidentes deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.
“Unë jam kryetare e Kuvendit që e ushtroj edhe detyrën e U.D. presidentes. Deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit do ta ushtroj këtë detyrë”, deklaroi Haxhiu.
Ajo tha se gjatë kësaj kohe po vazhdon të ushtrojë përgjegjësitë e saj institucionale, përfshirë nënshkrimin e dekreteve.
“Dekrete nënshkruaj përditë. Le t’i çojnë në Kushtetuese”, u shpreh Haxhiu, duke iu përgjigjur kritikave të opozitës.
Haxhiu e konsideroi të pasaktë qasjen e opozitës ndaj pozitës së saj, duke theksuar se nuk mund të cilësohet si U.D. presidente në një moment dhe si deputete në një moment tjetër.
“Nuk është në rregull të premten me të quajt U.D. presidente e të shtunën deputete”, tha Haxhiu.