Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Të shtëna me armë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, dëmtohen disa vetura dhe një autosallon

Gazeta10
26 Prill 2026 - 9:21

Një incident i rëndë me armë zjarri është shënuar në orët e para të mëngjesit të 25 prillit 2026 në magjistralen Prishtinë–Ferizaj.

Sipas raportimeve fillestare, rreth orës 00:20 deri në 00:25, persona të panjohur, të veshur me rroba të zeza dhe me helmeta në kokë, duke lëvizur me një motoçikletë, dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një autosalloni.

Si pasojë e të shtënave, janë dëmtuar rreth gjashtë vetura të ekspozuara si dhe katër xhama të objektit. Deri më tani, nuk është bërë e ditur vlera e dëmit material.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar 16 gëzhoja. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës”. Hetimet janë në vazhdim për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.