
Ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kujtuar dhe nderuar të zhdukurit e luftës në Kosovë, raporton Gazeta10.
Hoti ka thënë se drejtësia do të vendoset.
Tutje, ish kryeministri ka thënë se shtetësia e Kosovës mban emrat e secilit prej tyre.
Këtu keni statusin e tij të plotë:
“Sot, në ditën e të pagjeturve, nderojmë dhe kujtojmë të gjithë ata që ende nuk prehen të qetë në dheun e Kosovës. Drejtësia do të vendoset. Shtetësia e Kosovës mban emrat e secilit prej jush”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10