Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Tejkaluan në vijë të plotë, gjobiten dy shoferë në Ferizaj

Gazeta10
20 March 2024 - 16:04

Policia në Ferizaj ka njoftuar se në raste të ndara ka gjobitur dy shoferë në Ferizaj pasi kanë tejkaluar në vijë të plotë.

Fillimisht një 31 vjeçar është ndaluar pasi ka tejkaluar në vijë të plotë. Ai është gjobitur me 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj ndalim vozitje.

“Rreth orës 12:18  ka ndaluar shoferin L.K (M/K) i moshës 31 vjeçar, i cili me veturën e tij ka bërë tejkalimin nē vijë të plotë dhe për këtë policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.”

Kaq është gjobitur edhe një 23 vjeçar.

“Ndërsa, rreth orës 12:50 ka ndaluar shoferin M.D (M/K) i moshës 23 vjeçar, i cili me veturën e tij ka bërë tejkalimin nē vijë të plotë dhe për këtë policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.