Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Teknik apo politik? Ministri Krasniqi tregon cili do të jetë mandati i kryetarëve në veri

Gazeta10
22 May 2023 - 23:00

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka deklaruar në Politiko në Kanal10 se kryetari i ri i komunës së Mitrovicës së Veriut nga VV-ja, Erden Atiq e ka mundësinë të dëshmohet se do të jetë kryetari i parë që do të jetë në shërbim të qytetarëve të asaj pjese të vendit.

Krasniqi tha se si ministër i Pushtetit Lokal do të bashkëqeverisë me kryetarët e rinjë që kanë interes dhe potencial të ndihmojnë në zhvillimin e një jetë shumëetnike në katër komunat me shumicë serbe, shkruan Gazeta10.

“Kryetarët e zgjedhur do të jenë aty dhe do të përmbushin mandatin e tyre sipas ligjeve obligative, dhe asnjë nga kompetencat që i kanë si kryetar komunave, s’do ta kenë më pak. Kryetari Erden Atiq është më i privilegjuar pasi ka të drejta tjera më të deleguara.”, tha ministri Krasniqi.

Ai u pyet edhe nga komentatori politik Halil Matoshi se në cilin objekt do të bëhet konstituimi i kuvendit komunal, duke u ironizuar edhe me votat e pakta të serbëve që morën pjesë në zgjedhje.

 “A mundesh me na tregu në cilën kafehane ka me u konstitu kuvendi komunal. Me 13 vota të serbëve është manifestuar puna e madhe? ”, i tha Matoshit – ministrit Krasniqi.

“Ku keni pritur me u mbajtë seanca solemne për Erden Atiqin? Edhe në veri është manifestuar puna e mirë. Kryetari i komunës së veriut e ka mundësinë para vetës me dëshmu që është kryetari i parë në shërbim të qytetarëve.”, tha ministri Krasniqi.

Më poshtë momenti i plotë i këtij diskutimi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.