Një qytetar nga fshati Tërstenë i Mitrovicës është ankuar në emisionin e mëngjesit “Adresa Ankesave” se rrugës ‘Hamit Asllani’ i kanë mbetur 300 metra paasfaltuar.
Sipas qytetarit mos asfaltimi rrugës deri në fund po shkakton probleme tek qytetarët për lëvizje por edhe për punë, raporton Gazeta10.
“Komuna e ka zgjedhur rrugën krejt por nja 300 metra kanë mbetur paasfaltuar, kemi mbetur shumë keq as me livrit nuk po mundemi, jemi tre shtëpi të cilat nuk po mundemi as me punu, vetëm pak zhavor nevojitet”, tha ai në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10