
Një telefonues nga Vushtrria është ankuar në emisionin “Adresa e ankesave” në Kanal10 me Arben Ahmetin për rrugën e paasfaltuar.
Tutje ai është shprehur se asfalti nuk është dashur të prishet sepse ka qenë rrugë e mirë dhe tash është bërë në gjendje të mjerueshme.
“Këtu e kanë prish asfaltin në qytet rruga ka qenë e mirë nuk e di pse e kanë prish, a për vota a për me fituar një tender a me kthye ‘boomerang’ nuk po e di pse”, është shprehur ai. /Gazeta10/