Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Temperatura të larta sot, por priten edhe stuhi me rrufe e breshër

Gazeta10
30 June 2026 - 7:32

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i nxehtë, por mjaft jo-stabil.

Priten periudha me diell sidomos në mëngjes dhe paradite, ndërsa nga mesdita ose pasdite do të fillojnë zhvillimet e vranësirave konvektive të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.

Vende-vende mund të ketë shtrëngata të fuqishme të cilat mund të shkaktojnë erëra të fuqishme, breshër dhe vetëtima e bubullima të ashpra.

Temperaturat ende pritet të jenë të larta dhe maskimalja parashihet rreth 34 gradë Celsius, por në vendet e zhvillimeve të vranësirave ato do të pësojnë ulje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.