
Sonte në POLITIKO në Kanal 10 po debatohet për zhvillimet e fundit në LDK, ku pak me herët ky subjekt ka mbajt takim me kolegjiumin e degëve, e në këtë takim kanë munguar disa kryetar sikur janë ai i Lipjanit, Imri Ahmeti dhe ai i Pejës, Gazmen Muhaxheri.
Bardhyl Hasanpapaj nga LDK ka theksuar se Vjosa Osmani nuk është pengesë nëse vjen puna të posti i presidentit, por ajo mbetet mundësi e artë për Kosovën.
“Nëse ky proces politik e nxjerr një president që potencialisht është i përshtatshëm për të ecur përpara, Vjosa Osmani nuk do të jetë pengesë, por si LDK ajo mbetet kandidate për presidente”, tha ai mes tjerash.
Për më shumë shikone videon e plotë./Gazeta10