Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tenori Lahaj më 2 gusht në Prishtinë, Hovenier: Do të jetë një organizim madhështor

Gazeta10
31 July 2024 - 17:40

Tenori i njohur kosovar Ramë Lahaj, u prit sot në takim nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Lahaj më 2 gusht në kryeqytet do të performojë në një event të madh operistik.

Në këtë organizim do të jetë edhe tenori amerikan Charles Castronovo.

Hovenier tha se ky organizim do të jetë madhështor.

“Gjithmonë një kënaqësi për të mbështetur diplomacinë muzikore dhe shkëmbimin kulturor”, tha diplomati amerikan.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.