Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tensionet debati Berisha-Gashi: Ahtisaari ia mundësoi Kurtit ardhjen në pushtet

Gazeta10
09 May 2023 - 21:50

Dialogu Kosovë-Serbi dhe qëndrimi i vendit tonë drejt këtij procesi, ka përplasur panelistët e “Politikos”, Blerim Gashi dhe Ridvan Berisha, në edicionin e sotëm.

Përderisa Berisha e cilësuar dobët këtë proces, duke thënë se nga tavolina e diskutimit është hequr njohja, ka thënë se interesi i tij është që shteti ynë të mos qëndroj në këmbë të qelqit por të jetë i fuqishëm e demokratik.

“Është hekur nga procesi njohja reciproke. Është hequr formalisht, krejt çka po kërkohet është një normalizim marrëdhëniesh mes Kosovës e Serbisë, finalja është ndërtimi i paqes. Mua më intereson shteti im sa është i fortë e demokratike, për të qëndruar jo në këmbë të qelqit po të forta për të qëndruar në këmbë të forta.”, deklaroi Berisha.

Por, kjo gjë duket se e ‘’shqetësoi’’ veshin e opinionistit, Gashi i cili i tha me shaka se “këmbët  e qelqit nuk i solli Albini, këtu i gjeti”, shkruan Gazeta10.

Megjithatë, kundërpërgjigjes së Gashit me shaka, gazetari Berisha iu kthye me një ‘shpërthim’ duke thënë se Kurti erdhi në pushtet me flamurin lara-lara e të gjitha gjërat që u krijuan me propozimin e Ahtisaarit dhe ai i kundërshtoi.

“Kosova e 2023 është demantu nga Kurti. Pse Ahtisaari ia mundësoi me u bë kryeministër të Kosovës është tjetër gjë.  Fillimisht ilegalisht ia ka mundësu Ahtisaari me ardh në pushtet. Ka ardh me Ahitsaarin kam e kry në pushtet, me flamurin lara-lara e krejt të tjerat.”, tha Berisha, të cilit iu përgjigj shkurt e ashpër Gashi “Jo, jo  vota e qytetarëve ia ka mundësu, jo Ahtisaari. Ahtisaari ka lënë boll tjera sene.”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.