Gazeta10

Tensionet e fundit në veri, Rama mbështet Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë konferencës për media me kryeministrin e Spanjës,Pedro Sanchez, ka folur për zhvillimet e fundit në Kosovë ku ka thënë se Qeveria e Kosovës është në të drejtën e saj për ushtrimin e sovranitetit, shkruan Gazeta10

Rama ka thënë se pozicioni i Spanjës për Kosovën është i njohur dhe se ky qëndrim nuk lidhet me shqiptarët e Kosovën por me vet Spanjën.

“Natyrisht kemi folur për Kosovën. Dihet që Spanja ka një pozicion të ndryshëm dhe tradicionalisht të palëvizsshëm për arsye që lidhen me vet Spanjën dhe që nuk kanë të bëjnë me asnjë lloj diskriminimi apo paragjykimi të bashkësisë së shqiptarëve në Kosovë dhe ndaj të drejtës së tyre”

Tutje, Rama ka thënë se diskutimi për Kosovën është zhvilluar në kontekstin e një përshkallëzimi të cilin ai e ka quajtur të paarsyeshëm.

“Ne kemi diskutuar në kuadër të një situate ku mbrëmë ka pasur një përshkallëzim krejtësisht të paarsyeshëm, pasi Qeveria e Kosovës ka të drejtën dhe detyrën që të zbatojë marrëveshjet duke ushtruar sovranitetin territorial që buron nga një pavarësi në administrimin e shtetit”

I pari i Qeverisë së Shqipërisë, ka përshëndetur vendimin e Kosovës për shtyerjen një-mujore të reciprocitetit teksa ka shtuar se marrëveshjet e arritura nuk janë për diskutim por për zbatim.

“Marrëveshjet e arritura me palën tjetër janë marrëveshje për t’u zbatuar nuk janë marrëveshje për t’u diskutuar. Sidoqoftë ne e përshëndesim edhe shtyerjen në 30 ditë të zbatimit të kësaj marrëveshjeje”.

Rama i ka bërë thirrje institucioneve të Beogradit që të mos ushqejnë grupet në veriun e Kosovës.

“Unë i bëj thirrje autoriteteve në Beograd, presidentit të Serbisë që të mos ushqejnë me asnjë lloj justifikimi dhe me asnjë lloj alibie grupe të caktuara në veriun e Kosovës”. / Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë