Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Tensionet e fundit, Reshitaj thotë se i paralajmëroi këto zhvillime (VIDEO)

Gazeta10
05 November 2022 - 19:28

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në vend, duke vënë në pah një deklaratë të saj të dhënë disa ditë më parë në Prime Time të Kanal10, raporton Gazeta10.

Reshitaj ka thënë se tensionet në veri vetëm se kanë qenë në rritje dhe se ajo që duhet më së shumti është uniteti politik.

Reshitaj ka thënë duhet pjekuri politike dhe angazhimi i të gjithëve në këto momente.

Tutje, Reshitaj ka thënë se skenarët e destabilizimit duhet të kuptohet më herët.

“Nuk do të doja të ndodhte edhe pëqarja e spektrit tonë politik, pikërisht në këto momente. Sërish po e them na navojitet një pjekuri politike dhe një angazhim i përbashkët i të gjithëve për ta pa se si mund të lëvizim përpara edhe për t’i trajtuar tensionet e mundshme eventuale që mund të krijohen në veri të Kosovës. Tashmë ne njohim politikën dhe protagonistin e gjithë kësaj situate historikisht, dhe nuk befasohemi aspak. Ideja është që ta trajtomë më mirë dhe të mundohemi ta privojmë një mundësi të tillë të një tensioni, i cili mund të shkaktojë situata që do të krijonin një destabilizim apo nëse është edhe strategji e tyrë për të krijuar diqka të tillë, ne duhet ta nuhasim më herët dhe të veprojmë me kohë. Mesazhin e njejtë e kam dhënë edhe në një intervistë ditë më parë”, ka thënë Reshitaj në Prime Time.  / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.