Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Tensionet në veri e takimi “sekret” Kosovë -Serbi në Zvicër, deklarohet Haziri

Gazeta10
21 December 2022 - 20:58

Një delegacion i Kosovës dhe një i Serbisë janë takuar ditë më parë në Zvicër, atje ku kanë diskutuar për gjendjen në veri të vendit e dialogun mes Prishtinës e Beogradit, raporton Gazeta10.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Haziri përmes një lidhje direkte në emisionin “Politiko” në Kanal10 ka dhënë më shumë informacione në lidhje me atë se çfarë u diskutua në Zvicër.

“Nuk kemi të bëjmë me bisedime sekrete, kemi të bëjmë me një format të bisedimeve. Qeveria zvicerane nga viti 2015 e mbështet  një ekip të politikanëve kosovarë lidhur me bisedimet me Serbinë. Ky format është tash e 7 vjet aktiv. Agjenda për takim ka qenë e parapërcaktuar dhe bojkoti ( Bojkotimi i institucioneve nga përfaqësuesit e qytetarëve serbë) nuk ka qenë pjesë e procesit sepse ka ndodhur në ndërkohë  e cila ka shkaktuar mosardhjen e ministrit Sveçla në takim. Ministri Sveçla ka qenë pjesëmarrës aktiv në këtë forum që disa vite”, ka deklaruar ai në Politiko.

Përkundër që agjenda e takimit ishte caktuar më parë, Haziri ka thënë se kanë kërkuar që barrikadat në veri të largohen.

Tutje ai ka thënë se bojkoti nuk ndihmon në përmbylljen e suksesshme te dialogut mes dy shteteve. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.