
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se situata aktuale në veri është keq dhe drejt eskalimit, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se zgjidhja më e mirë do të ishte pranimi i kërkesës amerikane me kohë.
Më tej, ai ka thënë se në këto rrethana duhet të gjindet një zgjidhje e cila mund të mos jetë edhe idealja.
Këtu keni postimin e plotë:
“Të dashur qytetarë,
Zgjidhja më e mirë do të ishte pranimi i kërkesës amerikane në kohë.
Në situatën e krijuar tani, duhet të gjendet një zgjidhje, e cila mund të mos jetë e përkryer.
Por, pa zgjidhje për gjendjen në veri të vendit, situata është keq dhe drejt eskalimit”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10