
Kryetari i Mitrovicës së veriut, Erden Atiq ka njoftuar se sot iu ka drejtuar KOSTT dhe ZRRE-së me kërkesën që të fillojë pagimi i energjisë elektrike nga banorët e kësaj komune, shkruan Gazeta10.
“Sot ju drejtova KOSTT dhe ZRRE me kërkesën për të na kyçur dhe filluar pagesën e rrymës elektrike në institucionet publike të Komunës sonë. Gjithashtu kërkova që të na njoftojnë mbi borxhin që i duhet paguar institucioneve të Republikës së Kosovës për rrymën e papaguar nga komuna që drejtoj.”, ka thënë ai.
Kujtojmë se serbët e Kosovës nuk kanë paguar rrymë asnjëherë në shtetin e Kosovës, madje për këta të fundit paguajtën qytetarët shqiptarë./Gazeta10