Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Tentim atentati” në Shkup, Kurti: Kërcënuan individë e struktura që i kanë rrënjët në Beograd, pashë shumë polici

Gazeta10
10 February 2024 - 13:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar për media rreth kërcënimeve me jetë të cilat dyshohet se i ka pranuar së fundmi.

Ai ka thënë se këto kërcënime vijnë nga Beogradi zyrtar.

I njëjti ka shtuar se nuk është ndjerë i rrezikuar në Shkup, teksa tha se gjatë qëndrimit atje ka pasur forca të shumta policore.

“Kam mësuar se ka shumë kërcënime nga individë e struktura që kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar. Mirëpo unë sapo erdha nga Shkupi, nuk jam ndjerë i rrezikuar, veçse kam parë shumë forca policore të cilët u kujdesen për mbledhjen në Shkup”, u shpreh ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.