Portieri gjerman, Marc Andre Ter Stegen ka pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen kundër Villarealit, me ç’rast ka humbur sezonin.
Ter Stegen ka pësuar një lëndim të rëndë në gju, teksa ky dëmtim do të kërkojë ndërhyrje kirurgjikale, e cila është planifikuar për të hënën.
Ky lëndim ka lënë një boshëllëk të madh në portën e Barcelonës, duke marrë parasysh ndikim e madh që ka portieri gjerman në ekipin katalunas.
Numri 1 i Barcelonës aktualisht do të jetë Inaki Pena, ndërsa Barcelona mund të kërkojë alternativa të tjera në merkaton e janarit.
32-vjeçari është pjesë e Barcelonës që nga viti 2014, ku u transferua nga Borussia Monchengladbach për shumën e 12 milionë eurove.
Barcelona e ka nisur për mrekulli edicionin e ri në La Liga, ku kanë gjashtë fitore në po aq ndeshje të luajtura.