Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tërheqja e Listës Serbe, Vuçiqin e telefonon ambsadori amerikan në Beograd

Gazeta10
05 November 2022 - 14:54

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, e ka telefonuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, raporton Gazeta10.

Vuciq ka thënë se ka pasur një bisedë të gjatë dhe kuptimplote me Hill.

Ai ka thënë se e ka njoftuar se Serbia është e përkushtuar për paqe dhe stabilitet dhe se kërkon repsektimin e të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare.

Më tej, ai ka thënë se serbët janë të shqetësuar me lëvizjet e njëanshme të Kosovës dhe se këto lëvizje e kanë vënë në pikpyetje sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Këtu keni postimin e plotë:

“Në një bisedë të gjatë dhe kuptimplote telefonike me ambasadoren Hill, ritheksova se Serbia mbetet e përkushtuar për ruajtjen e paqes, respektimin e së drejtës publike ndërkombëtare dhe zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara, por theksova gjithashtu shqetësimin e serbëve me sjelljen e Kosovës dhe Metohija dhe lëvizjet e njëanshme të Prishtinës, të cilat vënë në pikëpyetje sigurinë e tyre dhe stabilitetin e gjithë rajonit”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.

Pasditen e sotme Lista Serbe është tërhequr nga institucionet e Kosovës për shkak të suspendimit të komandantit të policisë rajonale në veri nga Qeveria e Kosovës./ Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.