
Një termet 5.2 ballësh ka lëkundur Shqipërinë mbrëmjen e së dielës.
Epiqendra sipas EMSC-së është 18 km në juglindje të Tiranës.
Dridhjet janë ndjerë në Tiranë dhe qytete të tjera, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Lushnje, Lezhë e Elbasan.
Tërmet prej 4.8 ballësh është regjistruar edhe në Maqedoni të Veriut, pak minuta para atij të Shqipërisë.
