
Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri është rritur në të paktën 2 mijë e 318 pas tërmetit me magnitudë 7.8 ballë që ka tronditur sot në mëngjes Turqinë jugore.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Turqi është 1,498, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD).
Numri total i të vdekurve në Siri është 820, shkruan CNN.
Ndërkohë, ekipet e shpëtimit janë duke punuar nëpër rrënojat e ndërtesave të shembura për të gjetur të mbijetuarit, ndërsa NATO, BE dhe 45 vende kanë ofruar ndihmë pas katastrofës. /Gazeta10