Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Tërmeti në Turqi e Siri përmes fotografive

Gazeta10
06 February 2023 - 10:13

Qindra persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur pas tërmetit të fuqishëm prej 7.8 shkallësh të Rihterit, që goditi Turqinë dhe Sirinë. Si pasojë e dridhjeve të mëdha të tokës, shumë ndërtesa janë shkatërruar, duke bllokuar nën rrënoja banorët.

Banorët dhe ekipet e shpëtimit duke bartur me barelë një person që kishte mbetur i bllokuar nën rrënojat e një ndërtese të rrëzuar në Adana të Turqisë më 6 shkurt 2023. 
Një fëmijë i nxjerrë nga rrënojat e një ndërtese të rrëzuar në Azaz të Sirisë m 6 shkurt 2023. 
Banorët në Diarbakir të Turqisë duke kërkuar mes rrënojave për të mbijetuar, pas tërmetit të fuqishëm. 
Qytetarët duke kërkuar për të mbijetuar pas rrëzimit të ndërtesave në Azmarin, në provicën Idlib, në veri të Sirisë.
Një xhami në Malatia të Turqisë, e dëmtuar nga tërmeti. 
Një spital në një qytet nën kontrollin e rebelëve sirianë, e mbushur me pacientë të plagosur gjatë tërmetit. 
Banorët dhe ekipet e shpëtimit duke kërkuar për të mbijetuar në Adana të Turqisë. 

Ekipet e shpëtimit në Hama të Sirisë, duke bartur me barelë një të mbijetuar të tërmetit. /REL

Nga Rubrika
Lajme
23 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.