Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Terroristi serb i plagosur gjatë sulmit në veri lirohet nga QKUK-ja, dërgohet në paraburgim

Gazeta10
11 October 2023 - 17:29

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) deri sot është trajtuar një nga terroristët që mori pjesë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, shkruan Gazeta Sinjali.

Terroristi Vladimir Toniç tashmë është liruar nga Klinika e Ortopedisë së Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës dhe këtë ka konfirmuar drejtori Gani Jashanica.

Ai ishte transferuar nga Spitali i Mitrovicës në QKUK, ndërsa tash pas lirimit, është dërguar në qendrën e paraburgimit.

Atij i është caktuar një muaj paraburgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës, për veprat penale “Kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës” dhe “Kryerja e veprave terroriste”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.