Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Tetë të vrarë dhe disa të plagosur pas shpërthimeve në Kiev

Gazeta10
10 Tetor 2022 - 10:40

Shpërthime të mëdha tronditën Kievin, për herë të parë pas disa muajsh duke shkaktuar deri tani tetë të vrarë dhe shumë të plagosur, shkruan ATSH, transmeton Gazeta10.

Shpërthime të mëdha ndodhën sot në qendër të kryeqytetit ukrainas, Kiev, pasi Moska më parë kërcënoi me hakmarrje për shpërthimin e fundjavës që dëmtoi urën e rëndësishme të Rusisë në Krime.

“Ka pasur disa pasoja në qytet”, tha kryebashkiaku Vitali Klitschko. Re tymi u panë mbi horizontin e Kievit.

Numri i saktë i pasojave dhe objektivat e tyre ishin të paqarta, me dëshmitarët që raportuan se kishin dëgjuar tre ose katër shpërthime. Klitschko tha se më shumë detaje do të publikohen së shpejti./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
10 Maj 2026
Uncategorized
24 Prill 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.