Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Thaçi nga Haga: Me Serbinë duhet të arrihet paqe e përhershme, me njohje reciproke

Gazeta10
04 September 2023 - 19:53

Hashim Thaçi, ish-president i Kosovës, ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën Nacionale nga Haga, ku po vazhdon të qëndrojë si i paraburgosur i Gjykatës Speciale.

Në këtë intervistën Thaçi ka dhënë edhe ca këshillat, përfshirë nevojën për ruajtjen e raporteve me ShBA-në.

“Aleanca me ShBA-në duhet kultivuar për të ardhmen strategjike, e jo veç për kujtesë falënderimi. Suksesi ynë është mirënjohja më e madhe që Perëndimi mund të pranojë dhe vlerësojë nga Kosova.” – shkroi Thaçi.

Tutje, Thaçi vlerësoi se duhet paqe me Serbinë, të bazuar në njohje reciproke.

“Me Serbinë duhet të arrihet paqe e përhershme, me njohje reciproke, ligjërisht obliguese. Sa më shumë që vonohet kjo marrëveshje, aq më e vonuar do të jetë Kosova në NATO dhe BE, e aq më e zbehtë do të jetë mbështetja e ShBA’së.Përvoja ime më tregon se Brukseli e mbështet Kosovën, për aq sa e inkurajon dhe e mbanë në vëmendje atë Uashingtoni.” – vazhdoi Thaçi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.