Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Thaqi: Dëshira e secilit lojtar për të shënuar na bëri të humbnim raste të pastra

Gazeta10
14 October 2022 - 12:02

KOMENTE

Autori i golit të vetëm për Ballkanin në humbjen 1-2 ndaj Sivasspor-it në “Fadil Vokrri”, Armend Thaqi theksoi se dëshira e lojtarëve për të realizuar i çoi në humbje të rasteve shumë të pastra.

Thaqi shtoi se kundërshtarë si Sivasspor-i nuk të falin nëse iu vjen mundësia dhe nuk i shpërdorojnë rastet si ekipi nga Suhareka.

Goli personal dhe humbja: “Një gol që vlen vetëm për statistika personale, pasi ndeshja e humbur nuk ka vlerë. Patëm raste, por dëshira e lojtarëve për të realizuar na bëri të humbinim raste shumë të pastra.”

Pësimi i dy golave: “Ishin dy gola të lehtë, por këto janë ekipe që nuk të falin me gjysmë rasti, të shënojnë. Ne patëm raste më të pastra por nuk i realizuam.”

A ndikoi terreni? “Terreni na e vështirësoi punën disi, por u përshtatëm sa mundëm.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.