
Armend Zemaj – ish ministri i Shëndetësisë, themelimin e sotëm të Komisionit Ekzekutiv të Shëndetësisë të udhëhequr nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka krahasuar me sistemin komunist.
Zemaj në Prime Time, ka thënë se në të kaluarën kur një punë nuk është dashtë të kryhet, kanë themeluar komisione, raporton Gazeta10.
“Është një thënje e vjetër, për të mos e banalizuar bisedën. Në të kaluarën, sidomos në sistemin komunist kur është dashtë që të mos kryhet një punë kanë themeluar komisione/komitete. Por, që i takojnë së kaluarës, por mbi të gjitha i takojnë paaftësisë për të udhëheqë me një dikaster shumë të rëndësishëm që është pjesë e ekzekutivit”, ka thënë Zemaj./Gazeta10