
Në Viti janë plagosur katër persona, ka bërë të ditur një nga doktorët e QKMF-së së këtij qyteti, Përparim Pajaziti, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se katër persona kanë shkuar në spital me plagë nga mjetet e mprehta.
Më pas ata janë dërguar në Spitalin Rajonal të Gjilanit.
Këtu keni statusin e tij:
“Shpresoj që këto raste të mos përsëriten më!
“4 persona kanë ardhur me plagë të shkaktuara nga mjete të mprehta, sipas gjitha gjasave me thikë. Ne u kemi dhënë ndihmën e parë dhe ata janë dërguar në spitalin rajonal në Gjilan”,
— Me respekt, Dr. Përparim Pajaziti”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10